Kocijançiq: Bisedimet rifillojnë në fund të janarit

Sipas
medieve serbe, Brukseli ka konfirmuar se nga fundi i muajit do të mbahet takimi
i radhës mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. “Radha e re e bisedimeve do
të mbahet në fund të janarit. Përgatitjet janë në zhvillim e sipër”, ka
deklaruar Maja Kocijançiq për agjencinë beogradase ‘Tanjug’. Ajo ka thënë se për
momentin po punohet për rendin e ditës, por nuk ka treguar se cilat tema do të
shtrohen në këtë takim.

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …