Kocijançiq

Kocijançiq: Jemi në dijeni për vendimet e Kosovës dhe Serbisë lidhur me Trepçën

Komisioni Evropian është njoftuar me qëndrimin që ka  ndërmarr Qeveria e Serbisë në raport me Ligjin për Trepçën. ka deklaruar zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq. Ajo, pas vendimit të Qeverisë së Serbisë për të anuluar të gjitha aktet e institucioneve të Kosovës për Trepçën, ka përsëritur qëndrimin e paraqitur të hënën në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel. “E kemi marrë në dijeni faktin se Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Trepçën. Gjithashtu, e kemi marrë në dijeni edhe qëndrimin e Qeverisë së Serbisë si përgjigje ndaj tij”, ka thënë Kocijançiq në një deklaratë me shkrim për “Tanjug”. Edhe kësaj radhe, ajo  ka deklaruar se Bashkimi Evropian inkurajon të gjithë përfaqësuesit politikë në Kosovë, pavarësisht se a i përkasin shumicës a pakicës, të mbesin të angazhuar në dialogun politik për çështje kaq të rëndësishme për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …