Kodheli

Kodheli: Tragjedia në Gërdec ishte vepër e babëzisë së një grupi njerëzish që vranë e grabitën

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, sot në 8 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, ka deklaruar  se ngjarja e rëndë “është vepër e babëzisë së një grupi njerëzish që vranë e grabitën”. Gjatë  ceremonisë së dorëzimit të zonës së pastruar të Gërdecit, të bashkisë Vorë, Kodheli tha se është vrarë shpresa për një sistem gjyqësor për të dhënë drejtësi. Tashmë vendi ynë ka mbështetjen e aleatëve për ta kthyer Shqipërinë në një vend më të sigurt. Ajo ishte  vepër e babëzisë së një grupi njerëzish, që vranë e grabitën dhe i shpëtuan drejtësisë. Për ta kthyer Shqipërinë në një vend më të sigurt, ne kemi mbështetjen e Amerikës, Gjermani e shteteve të tjera aleate ka thënë me këtë rast tha ministrja, Mimi Kodheli.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …