Kolonel, Mark Shala, reagoi në intervistën e  gjeneral Rrahim Ademit dhënë RTK-së, për gjeneral Agim Çekun...

Kolonel, Mark Shala, reagoi në intervistën e padenjë të  gjeneral, Rrahim Ademit dhënë RTK-së, për gjeneral Agim Çekun…

Si në nga ushtarakët dhe pjesëmarrësit e luftës se Kroacisë e me vonë edhe të luftës në Kosovë jam ndjerë shumë i zhgënjyer nga një intervistë skandaloze e gjeneral Rrahim Ademit në RTK. Si një bashkëluftëtar dhe njohur i tij i dikurshëm jam befasuar nga niveli i tij ulët i komunikimit, i padenjë për një gjeneral, i cili versionin e tij për ngjarjet dhe të pavërtetat e tij mundohet ti shes si të vërteta absolute.

Kjo sjellje e çekuilibruar dhe ky ves e tij e ka bërë që të humb respektin edhe të shumë luftëtarë dhe drejtues të luftës në Kroaci, të cilët i kanë reaguar edhe publikisht për shumë të pa vërteta që i ka thënë në librin e tij “Samo istina”. Ata që i përcjellin zhvillimet në Kroaci e dinë se për çka e kam fjalën.

Por thelbi i reagimit tim nuk ka të bëjë me këtë. Reagimi im është për disa të pavërteta qe ka thënë gjeneral Ademi për disa takime ku kam qenë prezent edhe unë dhe kur është biseduar për luftën në Kosovë. Çuditërisht gjatë intervistës, ai me ose pa qëllim, ma përzien edhe emrin tim dhe më quan Naim Shala edhe pse me njeh fort mirë. Më vjen keq që duhet të bijë në nivelin e  tij dhe t’ia përmend disa gjëra që në kushte tjera nuk do tia përmendja por është fort e ulët tendenca e tij për të mohuar kontributin e shqiptarëve tjerë në luftën e Kroacisë. Sidomos është i turpshëm mos vlerësimi nga ana e tij i kontributit të shqiptarëve që ranë për lirinë e Kroacisë. E ky numër nuk është i vogël. Edhe në rastin kur përmendi Heroine Kosovës Bekim Berishën Abenë ai injoroj kontributin e tij duke thënë se po “ka qenë një ushtar i thjeshtë”. Me këtë  vlerësim ai nuk ofendon vetëm Abenë por të gjithë bashkëluftëtarët e tij për të cilët ka qenë frymëzim.

Gjeneral Bobetko dhe shumë gjeneralë kroatë e vlerësojnë lart figurën e Bekim Berishës gjë që nuk e bëri gjeneral Ademi. Bekim Berisha është hero kurse gjeneral Ademi edhe 100 jetë po t’i ketë nuk do të arrijë lavdinë dhe madhështinë e tij.

Unë nuk e di se kush e ka porositë dhe sponzorizuar këtë intervistë dhe cili ka qenë qenë qëllimi i saj por ata që e kanë këshilluar ta bëjë një gjë të tillë i kanë bërë një shërbim të keq gjeneral Ademit. E kanë bërë të duket shumë i vogël dhe ja kanë shpërfaqur karakterin e tij inatçor. Njeriu ka kohë të koritet gjithmonë veç nuk ka gjë më të keqe se me u korit në pleqëri.

Por ti kthehemi thelbit të reagimit. Cilat janë të vërtetat e takimeve me Rrahim Ademin kur përveç meje ka edhe dëshmitarë tjerë. Po ja rikujtojë gjeneral Ademit (se i kishte harruar emrat sic kishte harruar shumë cka tjetër se në takimin e Splitit të mbajtur në vitin 1998 kanë qenë të pranishëm: Gjeneral Tomë Berisha, Halil Bicaj, Ramiz Beiqi, Bedri Selmani, Fadil Demiri, unë Mark Shala dhe Gjeneral Agim Çeku si inicues i takimit. Edhe në atë takim edhe në takimet tjera, gjeneral Ademi ka mohuar kategorikisht mundësinë për të udhëhequr UÇK në dhe për t’u bërë pjesë e saj. Bile është munduar të dekurajojë edhe të tjerët që kanë treguar vullnet për t’iu bashkuar luftës në Kosovë. Po ashtu po ia rikujtojë edhe takimet qe kemi pasur bashkë me gjeneral Çekun në shtëpinë e gjeneral Ademit ku ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e tij Anita. Rrahim Ademi e din fort mirë si kanë shkuar këto takime por për hir të korrektësisë dhe miqësisë se dikurshme po e kursej nga detajet e atyre takimeve. Megjithatë unë jam i gatshëm që të ballafaqohem edhe publikisht me gjeneral Ademit për t’i sqaruar pretendimet e tij kurdoherë që ai është gati.

Gjeneral Ademi u tregua shume jo korrekt edhe në raport me gjeneral Agim Çekun kur the se “ka qenë një ushtar imi qe nuk ka treguar ndonjë sukses”. Fakti qe në një periudhe të luftës në Kroaci gjeneral Ademi ka rastis të ketë përgjegjësi me te lartë komanduese se gjeneral Çeku nuk duhe ta beje xheloz dhe te frustuar gjeneral Ademin për sukseset e tij. Përkundrazi ai duhet te ndjehej krenar që një ish bashkëluftëtar i tij ka arritë majat e suksesit jo vetëm në Kroaci por edhe Kosovë ku ka drejtuar me sukses UÇK-në dhe ka marrë vlerësimet maksimale nga NATO-ja dhe është graduar me gradën e gjenerallejtnantit. Gjeneral Ademi do të duhej të ndjehej mirë që një ish koleg i tij është bërë edhe kryeministër i Kosovës.

E se a ka qenë apo jo i suksesshëm gjeneral Ceku në luftën e Kroacisë e tregon fakti se ai është vlerësuar dhe dekoruar me dekoratat më të larta nga Presidenti Tuxhman dhe shteti kroat, të cilat u janë ndarë vetëm njerëzve me merita dhe suksese të jashtëzakonshme në luftën ë Kroacisë. Po ashtu i rikujtoj Gjeneral Ademit, se gjeneral Çeku e ka kryer Akademinë Ushtarake me notë mesatare 9, 54 ndërsa nuk besoj se gjeneral Ademi të ketë pasur më shumë se 6.0 notën mesatare në Akademi.

Duke i njohur mirë që të dy e di se gjeneral Çeku ka treguar gjithmonë respekt dhe është treguar korrekt me gjeneral Ademin edhe kur ai nuk e ka merituar.

Në fund po i them gjeneral Ademit se nuk i ka faj as gjeneral Çeku dhe askush që nuk ka hyrë në historinë e Kosovës dhe nuk është bërë pjesë e lavdisë së UÇK-së. Fajin duhet ta kërkojë të mosgatishmëria, të mos vullneti i tij dhe të mosbesimi në luftën për çlirimin e Kosovës. Prandaj mungesën e krenarisë dhe lavdisë ne Kosovë ai nuk mund ta kompensojë duke thënë te pavërteta dhe duke u përpjekur të ulë dhe përçmojë të tjerët.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …