Brickos

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, priti në takim ish-komandantin e Divizionit të Kukësit, gjeneralin, Kudusi Lame

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, priti në takim ish-komandantin e Divizionit të Kukësit, gjeneralin, Kudusi Lame

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla kanë pritur në takim ish-komandantin e Divizionit të Kukësit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë , gjeneral Kudusi Lame. Fillimisht, gjeneral Lame e ka uruar Jasharin për marrjen e detyrës së komandantit të FSK-së, duke shprehur besimin e plotë se me lidershipin e tij, FSK-ja do të ngrehë  edhe më tutje nivelin e përgjegjësisë kushtetuese dhe ligjore si dhe avancimit të saj në ushtri me vlerat më të larta morale dhe kombëtare. Nga ana e tij, gjenerallejtënant Bashkim Jashari e ka falënderuar gjeneral Lamën për urimet si dhe ka rikujtuar me pietet të lartë kontributin e tij si ushtarak dhe patriot si dhe gjithë vëllezërve dhe motrave të Republikës së Shqipërisë për mbështetjen e kauzës së lirisë dhe pavarësisë se Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …