Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama vizitoi ushtrimin e përbashkët “Përgjigje e menjëhershme-19, që po mbahet në Kroaci

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama vizitoi ushtrimin e përbashkët “Përgjigje e menjëhershme-19, që po mbahet në Kroaci

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama vizitoi ushtrimin e përbashkët “Përgjigje e menjëhershme – 19, të po mbahet në Kroaci. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të shefit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, gjeneral Mirko Shundov, po merr pjesë në ditën e vizitorëve  të ushtrimit fushor ndërkombëtar të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë, “Përgjigje e menjëhershme – 19, në Poligonin Ushtarak të Stërvitjes në Slunj të Kroacisë si dhe do  të marrë pjesë edhe në shënimin e 10- vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë në NATO.  Gjeneral Rama në këtë aktivitet  pati mundësi të shoh nga afër angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës e përfaqësuar në ushtrim nga pjesëtarë të Brigadës për Reagim të Shpejtë (BRSH) dhe Ekipeve për Eliminimin e Mjeteve Eksplozive të Pashpërthyera (EOD), të cilët krahas shteteve partnere dhe atyre të NATO-së treguan përkushtim dhe profesionalizëm të lartë në kryerjen e misioneve bazuar në skenarët e ushtrimit.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …