Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Komandanti i UÇK-së në Zonën e Llapit, gjatë luftës, Rrustem Mustafa kërkon nga Shteti i Kosovës, lirimin nga burgu të krerëve të UÇK-së

Komandanti i UÇK-së, në Zonën e Llapit, gjatë luftës, Rrustem Mustafa kërkon lirimin nga burgu të krerëve të UÇK-së nga shteti i Kosovës. Ai kërkon që ata të lirohen në procedurë të rregullt dhe të kthehen në atdhe. Rrustem Mustafa  argumenton se vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale u bë nën presion të vendeve të bllokut politik, të cilës i printe Rusia. UÇK-ja për lirinë e Kosovës ka pasur përkrahjen e aleancës së  NATO-n, duke ndryshuar kahen politike të rajonit në favor të perëndimit dhe largimit nga ndikimi i bllokut ruso-serb. Ai ka analizuar  fushatën kundër UÇK-së pas luftës, duke e konsideruar Gjykatën Speciale si produkt i kësaj fushate anti-shqiptare. Rrustem Mustafa argumenton se krerët e UÇK-së, do të kujtohen si luftëtarë  që shërbyen për lirinë e shqiptarëve dhe përballuan bllokun ruso-serb, duke fituar lirinë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …