Kombëtarja shqiptare në futboll, sonte në “Loro Boriçi” sfidon Spanjën, në kuadër të eliminatorëve për Botërorin e ardhshëm ‘Rusi 2018’. Futbollistët shqiptarë në ndeshje me spanjollët e fuqishëm vijnë pas dy fitoreve radhazi kundër Maqedonisë dhe Litenshjtajnit. Arena e futbollit “Loro Boriçi” në Shkodër pritet të jetë e tëra kuqezi në përkrahje të futbollistëve të Kombëtares shqiptare. Gianni de Biasin dhe futbollistët e tij i pret një ballafaqim shumë i fortë në duel me “Furinë e Kuqe” të cilën skuadra shqiptare synon ta ndalë. Tekniku italian është i vetëdijshëm se skuadrën e tij e pret një ndeshje tejet e vështirë, por ai shpreson se djemtë e tij sonte do ta kenë një natë të mirë, ndërsa ka paralajmëruar formacion mbrojtës. Përballja Shqipëri-Spanjë nis në orën 20:45.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					