KEK
Fillimi / Opinione / KOMF-i në Kosovë ka parë me shqetësim raportimet e mediave lidhur me rastin e zhdukjes së vajzës nën moshën 18 vjeç N.N. 
KOMF-i në Kosovë ka parë me shqetësim raportimet e mediave lidhur me rastin e zhdukjes së vajzës nën moshën 18 vjeç N.N. 

KOMF-i në Kosovë ka parë me shqetësim raportimet e mediave lidhur me rastin e zhdukjes së vajzës nën moshën 18 vjeç N.N. 

KOMF dënon ashpër raportimet e tilla të cilat janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, parimet etike dhe çka është më e rëndësishmja, në kundërshtim me interesin më të mirë të fëmijës. Raportime të tilla cenojnë rëndë privatësinë dhe integritetin moral dhe psikologjik të fëmijëve.  Mediat duhet të kenë parasysh që edhe në rrethanat kur prindërit ose kujdestarët ligjor të fëmijëve shpalosin apo ndajnë informata dhe detaje rreth rastit, mediat në asnjë rrethanë nuk duhet të publikojnë informata të cilat dëmtojnë integritetin e fëmijës, e veçanërisht për fëmijët viktima. Madje, KOMF konsideron që roli i mediave përveç që duhet të jetë informues duhet të jetë edhe edukues për prindërit në raste të tilla. KOMF kërkon nga Komisioni i Pavarur për Media (KPM) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara në Kosovë, që të shqyrtojnë këtë rast me urgjencë dhe sipas gjetjeve të ndërmarrin masat e nevojshme. Ky rast është një moment i përshtatshëm për të sqaruar kuptimin e standardit profesional për t’i shërbyer interesit publik dhe për të artikuluar udhëzimet për programet transmetuese. 

KOMF njofton që do të parashtrojë ankesë për këtë rast tek KPM.   
Sinqerisht,
Loreta Keqekolla
Advocacy/Communication Officer

Kontrolloni gjithashtu

Marreveshja e Washingtonit

RKL: Izraeli do ta tërheq njohjen e pavarësisë, nëse Qeveria e Kosovës, nuk pranon ta vendos ambasadën, në Jerusalem

Marrëveshja e 4 Shtatorit, në Uashington, nuk ishte marrëveshje sikur ishte pritur nga politika iluzioniste, ...