KOMF

KOMF ka monitoruar procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale dhe ka hartuar Raportin e Monitorimit për 2020

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF,  ka nderin të ju ftojë të merrni pjesë në konferencën për publikimin e Raportit të Monitorimit “Shërbimet Sociale në Kohë Pandemie”. Konferenca do të mbahet më 23 Prill 2021, në orën 10:00në “Hotel Sirius” në Prishtinë.

KOMF ka monitoruar procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale dhe ka hartuar Raportin e Monitorimit për 2020, i cili ka si qëllim kryesor pasqyrimin e gjendjes aktuale mbi shërbimet sociale. Raporti ofron të gjeturat si dhe rekomandimet lidhur me menaxhimin, financimin, ofrimin e shërbimeve sociale si dhe llogaridhënien.

Gjatë kësaj konference, paneli i diskutimit i përbërë nga KOMF, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës do të diskutojë mbi të gjeturat dhe rekomandimet e këtij Raporti si dhe do të bashkëbisedojë me pjesëmarrësit mbi gjendjen e shërbimeve sociale gjatë pandemisë.

Në emër të misionit të përbashkët për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë, shprehim mirënjohje të thellë për punën tuaj.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të  Kosovës në këtë organizatë. …