Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare, rekomandoi që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

Duke miratuar një projekt-opinion gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën në Paris, bazuar në një raport të raportueses, Thedora Bakoyannis komiteti mirëpriti një listë të gjerë të zotimeve të bëra me shkrim nga autoritetet e Kosovës. Po ashtu vuri në dukje se anëtarësimi do të çonte për forcimin e standardeve të të drejtave të njeriut duke siguruar qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të gjithë ata që janë nën juridiksionin e Kosovës. Pas këtij hapi, Asambleja në përbërje të deputetëve të 46 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës – do të debatojë rekomandimin e komisionit të enjten e 18 prillit gjatë seancës së ardhshme plenare të pranverës, kur do të votojë për një Opinion përfundimtar mbi kërkesën e Kosovës për anëtarësim.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …