Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 15:00 kanë votuar 29.28 për qind e votueseve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 15:00 kanë votuar 29.28 për qind e votueseve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar 29.28 për qind e votueseve nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues me të drejtë vote. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se procesi i votimit deri tani ka shkuar mirë me disa parregullsi me të cilat janë duke u marrë organet përgjegjëse, siç janë Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit. Daka ka bërë me dje se në këto zgjedhje deri në orën 15:00 kanë dalë më shumë votuese se sa në zgjedhjet e vitit 2017. “Proces i votimit është duke vazhduar pa ndonjë problem që do të dëmtonte këtë proces zgjedhor. Po ashtu duke u mbështetur në të dhënat që janë dërguar nga 2491 vendvotime apo rreth 98 për qind të tyre, numri i qytetarëve më të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 554 mijë e 750 votues apo 29.28 për qind nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues me të drejtë vote. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në vitin 2017 kishin votuar 497 mijë e 120 votues apo 27.75 për qind e votuesve”, ka thënë Daka në një konferencë për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …