Brickos

Nisma Socialdemokrate

NISMA e vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor në Kosovës, me përjashtim të komunës së Skenderajt

NISMA socialdemokrate ka mbajtur sot një konferencë për media, ku sekretari i përgjithshëm Bilall Sherifi ka folur për mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor. Sekretari Bilall Sherifi ka thënë se NISMA bashkë me partnerët e koalicionit, AKR dhe PD, është duke kontribuar në mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor me mbi 7 mijë vëzhgues dhe komisionerë. Ai ka përmendur edhe disa parregullsi të këtij procesi të evidentuara nga komisionerët, parregullsi këto që janë deponuar si raste edhe në KKZ. Për aq sa vëzhguesit dhe komisionerët tanë e kanë përcjellë gjendjen del se zgjedhjet janë mirë të organizuar me përjashtim të disa parregullsive siç janë ndikimi tek votuesit nga persona të paautorizuar, fotografimi i votës dhe tejkalimi i kompetencave të personave të autorizuar, por ajo që inkurajon është që organet e rendit janë duke kryer detyrën e tyre më përgjegjësi, ka thënë sekretari Sherifi në këtë konferencë për media. Ai tha se në disa fshatra të komunës së Skenderaj kemi disa raste që duhet theksuar, ku sipas raportimeve nga shtabet tona atje, del se votuesit janë duke u ndikuar nga një numër i madh i personave të paautorizuar, të cilët janë edhe duke ushtruar presion për të votuar PDK-në, por këto ankesa janë deponuar në organet kompetente dhe presim që këto organe gjegjëse të marrin masa të nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, kërkon transparencë nga Qeveria për kushtet e Anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur në lidhje me parakushtet për anëtarësimin e Kosovës …