Komiteti i komuniteteve në Deçan mbajti takimi e rregullt

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës së Deçanit, në praninë e anëtareve të këtij komiteti, përfaqësuesve të OSBE-së, dhe  UNMIK-ut ka mbajt takimin e rregullt  të udhëhequr nga kryesuesi Elmir Nezaj. Në hapje të këtij takimi u bë e ditur se këtij Komiteti i është bashkuar një anëtare e re Hedije Kuçin, në vend të Hurka Halilaj. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, zyra e ZLK-së bëri të ditur se që nga takimi i kaluar kjo zyrë ka qenë e angazhuar dhe ka dal në teren, ku janë vizituar bashkë më anëtarët e komitetit fshatra Gramqel, Shaptej, Pozharë ku është pa nga afër gjendja e tyre dhe kushtet që ata jetojnë. Nga ZLK-ja u tha se nga takimi i fundit ka pas vetëm një të riatdhesuar në komunën e Deçanit ku i janë kompletojmë dokumentet për përfitim të një plani biznesorë për përfitim nga Ministria e Kthimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj ka takuar z. Dukagjin Povataj, në ditën e tij të pensionimit

Kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj ka takuar z. Dukagjin Povataj, në ditën …