Parlamenti Evropian

Komiteti për Politikë të Jashtme të PE-së miratoi propozimin për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës

Raportuesja për vendin tonë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek ka njoftuar se Komiteti për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Ajo ka njoftuar nëpërmjet adresës së saj elektronike, twitter, se ndjehet e gëzuar që për miratimin e propozimit për Kosovën nga Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së. Tani politikanët kosovarë duhet të veprojnë, ka shkruar eurodeputetja, Ulrike Lunaçek. Ndërkohë ka reaguar ministri për Integrime, Bekim Çollaku. Ai la falënderuar anëtarët e Komitetit si dhe Parlamentin Evropian për përkrahje dhe ka thënë se ky është një tjetër hap i rëndësishëm në kuadër të procedurave të vendimmarrjes dhe ndihmon në miratimin e vendimit për liberalizim nga pjesa tjetër e Parlamentit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …