Komuna e Deçanit do të ketë Qendër Rinore

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më zyrtar të prokurimit dhe përfaqësuesin e kompanisë “Alping-Sh.P.K” Naim Povataj, kanë nënshkruar kontratën në vlerë 452.456,90 euro, për ,,Ndërtimin e Qendrës Rinore në Deçan’’ në të cilën do të zhvillohen aktivitet nga të rinjtë e komunës së Deçanit, po ashtu do të ketë një amfiteatër, kolonin e artistëve dhe një sërë objektesh përcjellëse për të gjitha moshat. Një objekt i tillë i ka munguar komunës së Deçanit, andaj ndihëm tepër i lumtur se një ëndërr të rinisë Deçanase do ta bëjmë realitet, kështu tha i pari i komunës Bashkim Ramosaj.

Realizimi i këtij projekti do të nisë të implementohet brenda pak ditëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …