Më kërkesë të SBASHK-ut fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 14 shtator për shkak të pandemisë

Komuna e Drenasit mbyll tri shkolla në fshatrat: Abri, Gjergjicë dhe Godanc

Prindër të nxënësve nga Abria, Gjergjica dhe Godanci kohë  më parë  janë takuar  me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi lidhur me mbylljen e tri shkollave nga komuna e Drenasit. Ata kanë kërkuar nga Ministri anulimin e vendimit për mbylljen e këtyre shkollave. Ministri, vendimin e autoriteteve arsimore të Drenasit e ka cilësuar të ngutshëm, ndërsa ka bërë të ditur se Ministria  nga buxheti i vet nuk siguron mjete buxhetore për asnjë komunë, shkollë apo paralele, sepse secila komunë e ka të siguruar grantin qeveritar për arsim, i cili ndahet nga Ministria e Financave, prandaj kërkesa e DKA-së për buxhet shtesë nga MAShT është joligjore, tha ai. Sipas tij, përgjegjës kryesor për planifikim, punësim dhe menaxhim të shkollave janë komunat.

Ai në takim me prindër ka bërë të ditur se numri i të punësuarve në arsimin e Drenasit për vitin 2018 është 964, ndërsa 977 për vitin 2019… Komuna edhe pse ka rritur numrin e arsimtarëve për 13 mësimdhënës, ka mbyllur tri shkolla kundërligjshëm për të mos e rrezikuar buxhetin e zyrtarëve dhe të shumë militantëve partiakë të, cilët marrin paga për vende të padefinuara të punës, ndërsa ajo kërkon para nga Ministria e Arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …