Brickos

Komuna e Ferizajt apelon tek qytetarët që uji që përdoret për pije të vlohet paraprakisht

Qeveria komunale e Ferizaj gjatë tërë ditës së premte ka pasur një angazhim të shtuar si me mbledhje e takime po ashtu edhe me vëzhgim të situatës në teren si pasojë e vërshimeve gjatë dy ditëve të fundit.

Duke filluar nga i pari i komunës, Muharrem Svarqa i cili gjatë gjithë kohës ka përcjell situatën në vendin e ngjarjes edhe komisioni për emergjenca po merr të gjitha hapat për evitimin e pasojave.

Komisioni për Emergjenca i formuar ditë më parë gjatë gjithë kohës është në terren dhe po përcjell gjendjen e vërshimeve e sidomos atë në fshatin Tërrn e cila konsiderohet mjaftë e vështirë.

Me këtë rast kryetari i komunës Muharrem Svarqa ka angazhuar ekipet të bëjnë furnizimin me ujë të pijes për  banorët e fshatrave të përfshira nga vërshimet si dhe ekipe tjera të cilat do të kujdesen për transportin e nxënësve.

“Edhe nga analizat e  bëra dhe mostrat e marra së fundi është konstatuar se uji i puseve si dhe u ujësjellësit është mirë të vlohet gati në të gjitha fshatrat e Ferizajt për shkak të ruajtjes së shëndetit në mënyrën më të mirë për banorët” ka apeluar kryetari Svarqa tek qytetarët e Ferizajt.

Fshati më i rrezikuar ka qenë si gjithmonë fshati Tërrn por përmbytje ka pasur edhe në fshatrat tjera siç janë Bablak  Sojevë Dardani Mirosalë dhe në disa pjesë të qyteti të Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …