Komuna e Hanit të Elezit përfiton 52,800.oo Euro nga Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit Mallzum Qajani, i shoqëruar nga Koordinatori për Shërbime Publike, Kujtim Dernjani, pritën në takim pune Mirlinda Bajrami, Zyrtare e Bazës së të Dhënave, nga Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (AKEE), Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. Takimi është realizuar me qëllim të nënshkrimit të “Memorandumit të Mirëkuptimit” ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për realizimin e projektit “Promovimin e Efiçiencës së Energjisë në nivelin lokal përmes zbatimit të masave të Efiçiencës së Energjisë”. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të sigurohet bashkëpunimi i dakorduar midis palëve që përmes këtij projekti të sigurohet sistem efiçient i ndriçimit publik. Vlera e plotë e investimit do të jetë 65,200.oo euro prej të cilave Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë do të investoj 52,000.oo euro ndërsa Komuna e Hanit të Elezit do të participoj me vlerë 13,200.oo euro. Projekti “Promovimin e Efiçiencës së Energjisë në nivelin lokal përmes zbatimit të masave të Efiçiencës së Energjisë” do të realizohet brenda tri viteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …