Komuna e Malishevës dhe PREDA Plus përfituesit e projektit ”INTEGRA” do t’i mbështesin më 2500 euro

Ditë më parë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Fondacionin për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik-PREDA Plus në Kosovë, përkatësisht me drejtorin e fondacionit, Valentin Hoxha, për zbatimin e projektit “INTEGRA-Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm lokal të grave dhe të rinjve dhe njerëzve të cenueshëm lokal në Kosovë”. Ndërsa, sot në ”Ditët Informuese”, me të riatdhesuarit e komunës së Malishevës,  Kryetari, Kastrati ju dëshiroj mirëseardhje të pranishmëve dhe uroj për vit të mbarë e të suksesshëm, njëherit gjithë të riatdhesuarëve u  shprehi gatishmërinë  që përfituesit e projektit “INTEGRA-Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm lokal të grave dhe të rinjve dhe njerëzve të cenueshëm lokal në Kosovë”, nga komuna e Malishevës  t’ i mbështetë, më 300 euro. Mundësitë nga të riatdhesuarit e komunës së Malishevës përfitues mund të jenë pesë persona, nëse projektideja e planit të biznesit vlerësohet nga organizata financuese. Shuma e plotë është 2500 euro, ku 2100 euro mbështetët projekti fitues nga organizata jo në mjete valutore, 100 euro participon fituesi i projektit dhe më 300 euro mbështetë komuna përfituesit. Aplikues mund të jenë femrat nga mosha 18- 65 vjet dhe meshkujt 18-35 vjet. Projekti, do të mbështetë të kthyerit dhe personat që konsiderohet të cenueshme, për një fillim të ri në vendin e tyre. Projekti realizohet përmes Preda Plus dhe WEntrepreneur dhe mbështetet nga ASB, financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim  Ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit

Komuna e Rahovecit njofton gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit, se do të fillojnë punimet …