Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pritet të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pritet të udhëtojë për në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkak për këtë udhëtim të tij është dialogu Kosovë Serbi dhe gjetja e një zgjidhjeje përfundimtare mes dy shteteve. Haradinaj e ka konfirmuar lajmin për mediet dhe ka sqaruar se po planifikon të udhëtojë për në Amerikë në fund të këtij muaji. Ky udhëtim i ish kryeministrit të Kosovës,  lidhet direkt me dialogun Kosovë- Serbi, andaj pritet që  Ramush Haradinaj të ketë takime të nivelit të lartë. Ai disa herë në paraqitjet e tij publike ka përkrahur planin franko-gjerman të cilin ai e ka quajtur, plan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, plan në të cilin  sipas tij,  parashihet edhe njohja e Kosovës nga Serbia. Disa herë i kam bërë thirrje kryeministrit aktual të Kosovës Albin Kurti që ta pranojë këtë plan duke i treguar se Amerika dhe  BE-ja janë ‘lodhur’ nga politika që po ndjek Kurti lidhur me këtë plan, ka saktësuar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …