PDK

PDK-ja iu ka kundërpërgjigjur Vetëvendosjes pas videos së dytë “çka ka çka s’ka” me replikën, “Çka ka Albini – kallëzon Martini

PDK-ja iu ka  kundërpërgjigjur Vetëvendosjes pas videos së dytë, titulluar  “çka ka, çka s’ka”. Ajo në analogji përgjigjet:  “Çka ka Albini – kallëzon Martini”. Në këtë kundërpërgjigje  thuhet se Historia e aferës milionëshe e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, akuzat e ngritura ndaj tij, mbrojtja e pakuptueshme dhe e dyshimtë nga krerët institucionalë, lidhja me Kryeministrin Kurti dhe financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje! Përkundër përpjekjeve, e vërteta nuk do të mund të fshihet”, thuhet ndër tjerash në videon e PDK-së. Kjo parti politike në mënyrë kronologjike ka treguar fillimin e skandalit e deri në raportimet e fundit që e përfshijnë, Martin Berishajn në një skandal financiar, i cili në Kosovë është duke u hetuar edhe për shmangie të tatimit. Presidenca dhe Ministria e Punëve të Jashtme kanë refuzuar ta shkarkojnë atë përkundër kërkesës së vazhdueshme të opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …