Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se me rastin e festës së 1 majit do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve drejt parkut të Gërmisë, përveç autobusëve të trafikut urban, linja numër 4, automjeteve të Policisë, KFOR-it, EULEXIT, të ndërmarrjes dhe automjeteve emergjente. Komuna e Prishtinës saktëson se kjo ndalesë vlen vetëm për datat 1 dhe 2 maj. Në kumtesë njoftohet se inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit do të parandalojnë shërbyesit e pa-autorizuar që bëjnë shitje apo shërbime ndaj qytetarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
