Komuna e Vitisë falënderon sipërmarrësin Mevlud Bajram Zharku dhe kompaninë “Beton & MB” për aktivitetet e tyre humane në këtë komunë

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira në emër të komunës së Vitisë, kanë ndarë nga një falënderim për sipërmarrësin Mevlud Bajram Zharku që vepron dhe punon në Gjermani dhe të kompanisë “Beton & MB” për punën e tyre humanitare, konkretisht gatishmërisë në hapjen e puseve të ujit për njerëzit në nevojë. Me këtë rast zëvendëskryetari Aliu, i ka falënderuar ata për përkushtimin e tyre, që të ju dalin në ndihmë qytetarëve në nevojë. Ndërkaq personat që kanë pranuar këto falënderime u shprehen se ata ndihën mirë që kanë mundësinë të ju ndihmojnë qytetarëve në nevojë duke theksuar se ata do vazhdojnë me aktivitetet e tilla humane në hapjen e puseve të ujit për qytetarët me gjendje të vështirësuar financiare. Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre falënderimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …