Vetëvendosja keqpërdor foton e Besarta Jasharit, bijës së Heroit, Hamëz Jashari. Reagon vëllai i saj, Bekim Jashari

Vetëvendosja keqpërdor foton e Besarta Jasharit, bijës së Heroit, Hamëz Jashari. Reagon vëllai i saj, Bekim Jashari

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është vendosur një baner me fotografitë e dy kandidateve për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqit dhe Saranda Bogujevcit. Bashkë me to është vendosur edhe fotoja e Besarta Jasharit. Për vendosjen e fotografisë së Jasharit, ka reaguar Bekim Jashari, për të cilin është jo etike e jonjerëzore të keqpërdoret fotoja e motrës së tij për motive politike. Sapo më njoftuan që në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është vendosur një baner me motive politike, në të cilin është e vendosur edhe fotografia e motrës sime, Besarta Jashari. Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motrës sime, Besartës, për qëllime të caktuara politike. Një veprim i tillë, në këtë kohë para zgjedhore i bërë nga kushdo qoftë nuk i bënë nder historisë dhe të kaluarës sonë të lavdishme, as atyre që në emër të vlerave tona kombëtare tentojnë të përfitojnë politikisht. Në lidhje me këtë kërkoj nga organet e rendit si dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të verifikojnë mirë rastin dhe të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi, thuhet në reagimin e Bekim Jasharit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …