Komuna e Vitisë mbanë mbledhjen e V të rregullt të Komiteti për Politik dhe Financa

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja e V e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa, e cila do të mbahet me datë 21.06.2021 ( e Hëne ), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në zyrën e konferencave tek objekti i ri i Komunës së Vitisë (ish Tatimi në Pronë). Kjo mbledhje është e hapur për publikun.

Për këtë mbledhje kryesuesi propozon këtë:

R E N D  D I T E

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa.

  2. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për Kornizën afatmesme buxhetore (KAB), të Komunës së Vitisë 2022-2024.

  3. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim-plotësim të rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të Komunës së Vitisë.

  4. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për mbështetje financiare për shpenzimet e strehimores Liria Gjilan për një periudhe trevjeçare 2021-2022-2023.

  5. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2022.

Të gjitha propozim dokumentet nga kjo mbledhje mund të i gjeni në uebfaqën zyrtare të komunës së Vitisë:

kk.rks-gov.net/viti, në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/Propozim-dokumentet-e-mbledhjes-se…

 

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …