leoni

Komuna e Vitisë përfiton edhe 66 kontejner metalik

Komuna e Vitisë, ka përfituar edhe 66 copë kontejnerë metalik, donacion i cili vije në kuadër të grandit të performancës, që kjo komunë ka treguar gjatë vitit 2018, në projektin e GIZ-it gjerman “Mjedis i pastër”. Donacioni i cili ka arritur, përfshin 66 kontejner me mas vëllimi prej 1.1 metër kub. Ky donacion ndërlidhet me implementimin e raundit të parë të grandit të përformancës, në emër të projektit “Shërbime të qëndrueshme komunale. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Nexhmedin Jakupi, ka theksuar se komuna e Vitisë, deri më tani ka përfituar 2955 kontejner 120 litërsh dhe 190 kontejnerë me masë 1.1 metër kub.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …