Komuna e Vitisë përkrah 30 bletarë me nga 5 koshere bletësh

Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë bërë sot shpërndarjen e koshereve për 30 bletar të kësaj komune. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre koshereve, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka thënë se qeverisja komunale në Viti po vazhdon të përkrah sektorë të ndryshëm të bujqësisë dhe blegtorisë që ato të zhvillohen dhe të gjenerojnë të hyra dhe punësim. I përgëzoj bletarët dhe i uroj të kenë suksese në zhvillimin e kësaj veprimtarie, me qenë se Vitia ka bletar me përvojë që kultivojnë me zell zhvillimin e bletarisë, andaj vlerësoj që me këtë projekt sa do pak ti mbështesim më tej, ka theksuar kryetari Haliti.
Kurse Naim Pira, Drejtor për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural bëri me dije se në kuadër të këtij projekti, sot janë ndarë 150 koshere me bletë për 30 bletarë, pra nga 5 sosh. Ai theksoi se do të vazhdon Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural edhe me projekte që mbështesin fermerët në fusha të tjera, duke njoftuar se ka përfunduar faza e përzgjedhjes së përfituesve edhe për mekanizma të ndryshëm bujqësor, por edhe për serra, ku përfitues do të jenë me qindra qytetarë e fermer nga kjo komunë.

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …