Komuna e Vitisë reagon ndaj shkrimeve publike për Projektin, Rivitalizimi i ndërtesës së Komunës së Vitisë

Komuna e Vitisë reagon ndaj shkrimeve publike për Projektin Rivitalizimi i ndërtesës së Komunës së Vitisë. Numri i Prokurimit: 657-19-2481-521, Numri i brendshëm: Vi 657-19-024-521.

Organi mbikëqyrës njofton opinionin e gjerë se ky projekt është ende në fazën e implementimit. Lidhur me disa paramasa të publikuara njoftojmë opinionin se ato janë paramasa me sasi të planifikuara gjatë fazës tenderuese dhe se implementimi i projektit është duke u bërë me sasitë reale dhe se për pozicionet ku sasitë e planifikuara gjatë fazës tenderuese kanë qenë më të mëdha se sasitë reale, për këto pozicione janë bërë zëvendësimet dhe aprovimet konform Ligjit të Prokurimit Publik. Andaj projekti është duke u implementuar sipas kushteve të kontratës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …