PDK veprimet e fundit të Vetëvendosjes në Prizren i quan propagandë për konsum politik dhe mediatik

Komunikata e Degës së PDK-së, në Fushë Kosovë, gjatë një konferencë për media

Të nderuara media,

Të nderuar qytetarë të Fushë Kosovës

Urojmë nxënësit e mësimdhënësit e Fushë Kosovës për përfundimin e viit shkollor 2020-2021.

Ishte një vit i vështirë për shkak të pandemisë por edhe më të vështirë e bëri keqmenaxhimi i komunës në këtë situatë, ku u atakua i gjithë procesi mësimor.

Si rezultat, viti shkollor 2020-2021 ishte më i dobët se ai vitit 2019-2020.

Pati papërgjegjësi e neglizhencë për ta zhvilluar një proces mësimor, sipas rekomandimeve të institucioneve dhe planit të Task Forcës, pra pati dështim në menaxhimin e situatës dhe njëkohësisht dështim të mësimit online dhe atij të rregullt.

Plani i Task Forcës mbeti vetëm në letër dhe nuk u funksionalizua asnjëherë, ndërkohë që situata kërkonte mobilizim dhe koordinim të shtuar në mes të komunës dhe shkollave.

Mungesa e koordinimit të Task Forcës bëri që situata t’i lihej covidit, ku pati mësimdhënës e nxënës të infektuar, e të cilët nuk ndodhen në asnjë statistikë dhe nuk raportohej fare për këto raste e për gjendjen në shkolla.

Kjo e dëmtoi rëndë arsimin.

Komuna e Fushë Kosovës nuk bëri as edhe një hap për të siguruar pajisje teknologjike për fëmijët me gjendje jo të mirë ekonomike të cilët nuk kishin mundësi të kyçeshin në mësimin online, sidomos fëmijët e komuniteteve pakicë, ku shumica prej tyre jetojnë në kushte të rënda.

Sa i përket realizimit të planprogramit për vitin shkollor 2020/21 ai nuk është realizuar as për së afërmi.

Sipas hulumtimeve të ekipit nga Dega e Partisë Demokratike në Fushë Kosovë, realizimi i planprogramit është bërë në një përqindje të ulët. Pra, nuk është realizuar as 50 përqindëshi i planprogramit mësimor.

Dega e PDK-së pati reaguar përmes mediave se në shkollën “Mihal Grameno”, pati ndërprerje të mësimit për dhjetë ditë, ku kërkuam dorëheqjen e drejtorit të arsimit në komunë, Islam Shabani.

Një dukuri e vazhdueshme në Fushë Kosovë, ishte mos respektimi i kritereve profesionale në konkurset për mësimdhënës. Kjo ndodhi me konkurset për gjuhë anglezë, mësim klasor, psikologji etj.

Në fakt arsimi në Fushë Kosovë ka qenë i atakuar me vite të tëra, ku në një klasë kanë mësuar deri 45 nxënës. Kjo ka ndikuar në rënien për çdo vit të cilësisë së arsimit.

Komuna nuk e ka mbajtur premtimin për ndërtimin e shkollave dhe nuk e ka menaxhuar situatën krahas rritjes së numrit të banorëve në Fushë Kosovë.

Ndërkaq, po ashtu i atakuar mbetet edhe arsimi parashkollor, të cilin në këtë vit komuna e ka lënë anash krejt anash dhe nuk është marrë fare me këtë hallkë të rëndësishme të sistemit arsimor.

Përfundimi i këtij viti shkollor e gjen dikasterin e arsimit në Komunë pa drejtor dhe pa ushtrues detyre, çka tregon papërgjegjësi dhe mënyrën si funksionon kjo qeverisje e dështuar në të gjitha aspektet.

Fushë Kosovës ka mësimdhënës të përgatitur të cilët në rrethana të tjera do të mund të tregonin suksese të mira, por në një sistem të dështuar si kjo e qeverisjes komunale, nuk mund të presim rezultate të mira.

Fushë Kosova meriton një qeverisje ndryshe, një sistem arsimor që jep rezultate, jo i politizuar, me kuadro profesionale dhe të përgatitura, të pangarkuar me 45 nxënës në një klasë.

Kjo qeveri nuk ka pasur vullnet tash e njëzet vjet që t’i eliminojë këto defekte të cilat janë tepër të dëmshme për arsimin.

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …