Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës mbahet me 3 korrik

Konventa e dhjetë e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë do të mbahet nesër  nga ora 09:30 në hotelin “Emerald”

Konventa e dhjetë e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë do të mbahet të shtunën (3 korrik 2021) nga ora 09:30 në hotelin “Emerald”.

Kjo Konventë është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do të jetë ceremoniale dhe ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje.

Në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë. Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

322 mijë korona pagë vjetore, këto janë kushtet e skemës së re daneze

Nga 1 janari 2027, Danimarka pritet të zbatojë një skemë të re për punësimin e …