Konferenca e kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Europian, u mbyll dje në Palma de Majorca

Konferenca e kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Europian, u mbyll dje në Palma de Majorca

Konferenca e kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Europian, u mbyll  dje në Palma de Mallorca, me ç’ rast  miratoi një deklaratë të përbashkët mbi krijimin e një force mbrojtëse të përbashkët evropiane prej 5 mijë ushtarësh për t’ju përgjigjur krizave. Po ashtu deklarata kërkon që të vijohet e gjithë mbështetja e nevojshme për Ukrainën në fushën humanitare dhe ushtarake. Në të njëjtën kohë bëhet thirrje për një pauzë të menjëhershme në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Në deklaratën përfundimtare të Konferencës të inaguruar dje nga mbreti Felipe VI, shfaqen pika të ndryshme për sigurinë e vendeve anëtare dhe investimet në mbrojtje në funksion të autonomisë industrial dhe teknologjike të BE-së. Për kryetarët e parlamenteve të vendeve të BE, nisma e bashkimit për të pasur një ushtri të vetën, për të vepruar në mbrojtje të sigurisë së qytetarëve dhe interesave të tyre, është e një rëndësie të veçantë. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …