Konferenca me temë:“Turizmi në Bjeshkët e Nemuna”, mbahet sot në Kuvendin Komunal të Deçanit

Konferenca me temë:“Turizmi në Bjeshkët e Nemuna”, mbahet sot në Kuvendin Komunal të Deçanit

Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC) dhe Komuna e Deçanit ka kënaqësinë të ju ftoj të merrni pjesë në konferencën për media “Turizmi në Bjeshkët e Nemuna”, që do të mbahet të Enjten, me 27 Maj 2021, në ora 13:00,  në Kuvendin Komunal të Deçanit-kati i parë, Deçan. 
 
Ky takim ka për qëllim prezantimin e potencialit turistik të Bjeshkëve të Nemuna dhe mundësive për zhvillimin e qëndrueshëm duke u bazuar në trashëgiminë e pashterur natyrore dhe kulturore të kësaj treve. 
 
Në takim përveç përfaqësuesve të komunës së Deçanit dhe KADC do të marrin pjesë edhe mysafirë nga rajoni, përfaqësues të qeverisë, media dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.
 
Për çdo informatë shtesë, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni përmes telefonit në 044-188 366 apo 044-993454 dhe emailit në [email protected] apo [email protected].

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …