Konjufca: Në ditët e ardhshme do të shihet me qartë arsyeja pse njerëzit e PSD-së kanë dal nga Vetëvendosje

Konjufca: Në ditët e ardhshme do të shihet me qartë arsyeja pse njerëzit e PSD-së kanë dal nga Vetëvendosje

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka hedhur kritika ndaj partisë së PSD-së për bashkëpunimin me qeverinë rreth dialogut me Serbinë. Konjufca i quajti ‘pazare’ bashkëpunimin mes PSD-së dhe qeverisë. “PSD qe dy vite është nën sqetull të Qeverisë “Haradinaj”. Për ju që keni pas dilema se pse kanë dal nga Vetëvendosja, në ditët e ardhshme keni me pa në mënyrë të gjallë arsyen pse këta njerëz kanë dal prej Lëvizja.“Brenda Vetëvendosjes këta njerëz as në ëndërr se kishin pas këtë Pazar që po e bëjnë me Hashim Thacin dhe Qeverinë e Kosovës.” Interesat e tyre ideale ishin arsyet pse e lëshuan subjektin politik. Por e pafalshme është që me I marrë votat në kauzë të Vetëvendosjes dhe me ja keqpërdor votën dhe me kthye këtë votë për dialogun që i ka sjellë dëme, dëmin me ndarje të territorit.” “Prandaj, këto janë arsyet pse Vetëvendosja nuk do të merr pjesë në seancën e Kuvendit. Edhe LDK-ja nuk do të marrë pjesë.”, përfundoi Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan miratoi një projektligj ndërpartiak, që synon angazhim më të shtuar të Amerikës në Ballkanin Perëndimor

Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, …