Sylejman Krasniqi

Sylejman Krasniqi: Lojë matrapazësh për përfitime personale në kurriz të pensionistëve

(Reagim ndaj një informate të përhapur në disa portale tona me titull:  ‘Koha që Serbia t’i kthejë pensionet në Kosovë)

Në fillim të dhjetorit ( më 02.12.2018) në disa portale ( Telegraf.com;  rtklive.com, gazeta “Epoka eRe etj.) njëfarë  Sylejman  Meta (i  vetëquajtur  kryetar  i  Sindikatës së Pensionistëve të Kosovës) bënë “ premtimin e fundit” se do t’ua nxjerr  pensionet  nga  Serbia  pensionistëve të paraluftës  të Kosovës.  Ai  thotë se “ … kanë arritur që t’a marrin listën e pensionistëve kosovarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale” dhe atë do t’a dërgojnë atje ku  “duhet”, pra në Sërbi.

Pasi që z. Sylejman Meta është paraqitur në opinion nën çadrën e “Sindikatës së Pensionistëve të Kosovës”, ne, kryesia e Federatës Sindikale të Pavarur të Pensionistëve, të Invalidëve të Punës dhe të Moshuarëve të Kosovës, e shqyrtuam në forumet tona këtë informatë  dhe po dalim me këtë reagim:

Nuk e besojmë që MPMS-ja të bije në kësi kurthe e  t’i  jap listat e pensionistëve individëve të papërgjegjshëm. Nëse kjo është e vërtetë, këto lista i kanë marrë nga zyrtarë të pandërgjegjshëm dhe nga nëntoka, e kurrsesi në rrugë zyrtare.  Këtë gabim  nuk mund t’a bëjë MPMS-ja  sepse ky nuk është detyrim i individëve e as i organizatave joqeveritare por është detyrim zyrtar dhe shtetëror i Kosovës. Z. Meta thotë se është në kontakt me Avokatin e popullit në Sërbi, me Gjykatën Supreme  dhe me Fondin Pensional të atij shteti. Krejt natyrshëm rrjedhin pyetjet:

  Kush e autorizoi  z. Meta për t’a kontaktuar  avokatin e Sërbisë dhe me të gjitha këto institucione të Serbisë? Në çfarë cilësie i ka zhvilluar dhe i mbanë këto kontakte me institucionet e Serbisë? Argatin e kujt po e bënë Sylejman Meta?

Jemi  shumë të sigurt se nuk e bënë argatin e sindikalistëve pensionistë të Kosovës. Edhe para disa viteve disa individë janë marrë me kësi skema mashtrimi në kurriz të pensionistëve. Të gjitha ato kanë dështuar, por matrapazët i kanë mbushur xhepat e tyre duke i marrë nga 2-3 euro prej secilit  pensionist.

Gjykatën e  Strasburgut  z. Sylejman Meta e përdor si vegël mashtrimi për pensionistët. Gjykata e ka dhënë një mendim për pensionet e Kosovës të rrëmbyera  nga Sërbia por, sa kemi njohuri ne për këtë, ajo gjykatë  jep vetëm mendim e nuk e ka fuqinë e detyrimit ndaj Sërbisë për t’ua kthyer pensionet shqiptarëve të Kosovës. Z. Sylejman Meta thotë se listat e pensionistëve i ka marrë nga MPMS-ja dhe se ato do t’ua dërgojë institucioneve përkatëse të Sërbisë(!) por thotë se pensionistët duhet të paraqiten individualisht me kërkesa pranë organeve sërbe! Z. Meta thotë se do të takohet edhe me kryekuvendarin Kadri Veseli në mënyrë që të gjejnë një formë “mashtrimi” për Sërbinë që ato pensione të mos quhen me emrin e vërtetë por të quhen “ndihma sociale e pensionistëve”. A po e din se çka po pështjellon ky Sylejmani Meta me veten e tij  dhe në dëm të pensionistëve?

Opinioni në Kosovë e din shumë mirë se çdo kërkesë e qyteterëve të Kosovës në institucionet e Sërbisë do të keqpërdoret nga Serbia, e cila do t’i konsideroj ata( pra paraqitësit e kërkesve) si qytetar lojal të Sërbisë.

Pranadaj  Federata Sindikale e Pavarur e Pensionistëve, Invalidëve të Punës dhe e të Moshuarëve të Kosovës ( FSPPIPMK) u bën thirrje pensionistëve që të mos  paraqiten individualisht për këto pensione tek matrapazët ordinerë sepse pensionet, nëse fare mund të nxirren, ato mund dhe duhet të kryhen vetëm, dhe vetëm, në rrygë zyrtare me marrëveshje mes shteteve e kurrsesi me ndihmën  mësitëve matrapazë. Federata Sindikale e Pensionistëve të Kosovës  do të jetë përherë në kontakt me BSPK-ën dhe, nëpërmjet saj, me qeverinë dhe do t’iu njoftojë me kohë për çdo lëvizje për këtë çështje.

 Më  14.12.2018 Prishtinë

Për Federatën Sindikale të Pavarur të Pensionistëve,të Invalidëve të Punës dhe të Moshuarve të Kosovës

Kryetari  Sylejman Krasniqi tel: 044-169-049

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …