Kosnett: Me pa durim pres që të punojmë së bashku me qeverinë e Kosovës për zbatimin e marrëveshjes

Kosnett: Me pa durim pres që të punojmë së bashku me Qeverinë e Kosovës për zbatimin e marrëveshjes

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur sot për vizitën e djeshme të zyrtarëve të lartë amerikan në krye me ambasadorin Grenell, duke thënë se angazhimi amerikan dhe marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë do të çojë në normalizimin e raporteve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se lidhjet e forta që do të krijohen përmes projekteve të shumta do të rezultojnë me qindra vende të reja të punës për të rinjtë. Kosnett ka shtuar se mezi pret që të punojnë së bashku me Qeverinë e Kosovës dhe sektorin privat për implementimin e plotë të zotimeve të dhëna në marrëveshjen e arritur në Washington.

Kontrolloni gjithashtu

2025 – Viti i bllokadës kushtetuese: VV shpërblehet me pushtet pas një viti pa qeveri funksionale

Viti 2025 po mbyllet si një nga periudhat më të errëta institucionale për Kosovën, një …