Kosnett

Kosnett: Miratimi i Konventës së Stambollit nga deputetët e Kuvendit e përafron Kosovën me vlerat Euro-Atlantike

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka përgëzuar miratimin e Konventës së Stambollit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi, Kosnett tha se përmes kësaj Konvente Kosova po përafrohet me vlerat Euro-Atlantike. “Miratimi i Konventës së Stambollit nga Kuvendi i Kosovës do të avancojë të drejtat e grave, kundërshton dhunën ndaj grave dhe demonstron edhe një herë përafrimin e Kosovës me vlerat Euro-Atlantike”, ka shkruar Kosnett. Kjo konventë ka për qëllim “mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës dhe parandalimin, ndjekjen penale dhe eliminimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”.

Kontrolloni gjithashtu

Rrahman Rama

Rrahman Rama: Besoj se ish-krerët e UÇK-së do ta fitojnë betejën e fundit në Hagë

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka shprehur bindjen se katër …