KEK
Fillimi / Njoftime / Save the Children ndihmon grupet në nevojë
Save the Children ndihmon grupet në nevojë

Save the Children ndihmon grupet në nevojë

Prishtinë, 28 shtator 2020: Ndërsa beteja me COVID-19 po vazhdon,  zyra e Save the Children në Kosovë po u del në ndihmë grupeve më në nevojë, situata e të cilëve është përkeqësuar edhe më tej për shkak të situatës së krijuar nga  pandemia e koronavirusit.

Save the Children sot ka filluar me shpërndarjen e pakove edukative dhe higjienike; si dhe tabletëve anembanë Kosovës me qëllim të ofrimit të mbështetjes ndaj fëmijëve nga grupet më të goditura nga pandemia e COVID-19. Save the Children duke parë nevojat në terren, ka siguruar 250 tableta për fëmijë me aftësi të kufizuar dhe fëmijë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas për të ngritur qasjen e të gjithë fëmijëve në procesin arsimor duke i mbajtur të sigurt nga pandemia e koronavirusit. Përveç kësaj, do të sigurohet qasje në internet për tre muaj për 68 familje si dhe mbështetje për 212 fëmijë me aftësi të kufizuar përmes ndarjes së pakove edukative si dhe atyre higjienike për 200 familje të nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Kosovë.

Drejtori i zyrës vendore të Save the Children në Kosovë, z. Ahmet Kryeziu u shpreh “Jemi  shumë te  lumtur që ne si Save the Children po mbështesim fëmijët dhe familjet e tyre që janë prekur më së shumti nga pandemia dhe po ndihmojmë ata për të vazhduar mësimin, qoftë edhe në distancë, apo në shkolla përmes këtyre pakove. Situata ekzistuese pamundëson fëmijët që të kenë qasje në kujdes shëndetësor dhe ushqyerje të shëndetshme, ndikon që fëmijët të mos përvetësojnë njohuri të reja si dhe ndikon në varfërimin e mëtejmë por dhe në ekspozimin e tyre ndaj dhunës. Mbesim të përkushtuar që t’i ndihmojmë të gjithë fëmijët në forma të ndryshme që ata ta tejkalojnë më lehtë këtë situatë të krijuar si pasojë e pandemisë”.

 

Save the Children është organizatë ndërkombëtare e themeluar para më shumë se 100 vjetësh dhe punon në Kosovë dhe anëkënd botës për t’u siguruar që çdo fëmijë gëzon të drejtat për mbijetesë, edukim dhe pjesëmarrje të barabartë në shoqëri.

Kontrolloni gjithashtu

Autoriteti i Aviacionit Civil: Fushatë vaksinimi nga ajri nga data 24 deri më 31 tetor 2020

Autoriteti i Aviacionit Civil: Fushatë vaksinimi nga ajri nga data 24 deri më 31 tetor 2020

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës informon të gjithë qytetarët se nga data 24 deri ...