Kosova pritet të refuzojë çfarëdo ftese për takimin e radhës të Ballkanit të Hapur

Me 7 qershor pritet të mbahet takimi i radhës i liderëve rajonal të Ballkanit të Hapur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, por Kosova pritet të refuzojë çfardo ftese per këtë takim. LVV mbetet e palëkundur kundër Ballkanit të Hapur. Deputeti Arbër Rexhaj, thotë se Ballkani i Hapur nuk i ndihmon Kosovës në aspektin ekonomik dhe as të sigurisë, por e fuqizon Serbinë. Bashkëpunimi rajonal i shteteve të Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet në kuadër të Procesit të Berlinit. Mendojmë se Ballkani i Hapur nuk ndihmon në aspektin ekonomik të sigurisë dhe procese të tjera Republikës së Kosovës, përkundrazi e fuqizon Serbinë. Kosova ka synim në të ardhmen të anëtarësohet në BE dhe të jetë në procese të bashkëpunimit të ngushtë me aleancën evropiane. Në këtë kuptim ne e shohim të panevojshëm krijimin e çfarëdo procesi që do të ishte i ngushtë dhe i cili do të shërbente Serbisë”, thotë Rexhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: 600 biznese u larguan në Shqipëri – Kapitali po ikën, Kosova po dobësohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime serioze për ikjen masive të kapitalit vendor jashtë …