KQZ

KQZ: Tendenca e manipulimeve përbrenda partive po bëhet përmes manipulimit me votat e kandidatëve për deputetë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me 6 tetor, sipas raportimeve nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë kaluan qetë dhe ishin në harmoni me standardet demokratike. Mirëpo ishte procesi i numërimit të votave dhe manipulimet e shumta nga komisionarët e partive politike, që po vlerësohet  se po e dëmtojnë gjithë procesin zgjedhor. Sipas zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kjo çështje po përsëritet sa herë që po mbahen zgjedhjet. Derisa rezultati i zgjedhjeve për partitë politike dhe koalicionet nuk mund të ndryshohet më, ajo që vëzhguesit kanë vërejtur është tendenca e manipulimeve përbrenda partive politike, që manifestohet përmes manipulimit me votat e kandidatëve për deputetë. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, është detyruar të ftojë Policinë dhe Prokurorinë hetuese që të qëndrojnë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për të hetuar disa parregullsi të raportuara nga vëzhguesit si dhe për të parë nëse ka manipulim me votat e qytetarëve nga komisionarët e partive politike.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’i ndryshojë asnjë presje Ligjit për Specialen të kthyer nga Presidentja

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës …