Jakup Krasniqi: Ngjarjet e vitit 1981 në shkrimet e autorëve të huaj

Krasniqi: Duke vrarë fëmijë në djep dhe duke dhunuar mijëra femra, Serbia synonte ta vriste ardhmërinë e Kosovës dhe ta shkatërronte moralisht

Ishzëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka reaguar ashpër deklaratës së kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili e ka quajtur marrëzi kërkesën e kryeministrit, Avdullah Hoti drejtuar autoriteteve të Shqipërisë per një pikë dogane për Kosovën në Portin e Durrësit. Pasi e ka quajtur marrëzi këtë kërkesë, kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, duke aluduar në bisedimet e ardhshme, ka shtuar më tutje se nëse ata vijnë për të biseduar për njohje reciproke të mos nisen fare sepse unë nuk negocioj për këtë. Ndaj këtyre deklaratave,  Jakup Krasniqi dhe ka shkruar mbase mirë e ka Aleksander Vuçiq sepse kërkesa e kryeministrit Avdullah Hoti do të duhej të ishte kërkesë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e jo vetëm për një port doganor. Pajtohem gjithashtu me Vuçiqin edhe për çështjen e dialogut dhe vërtetë, pse shqiptarët të negociojnë me përfaqësuesit e shtetit që kanë bërë gjenocid në Kosovë, kanë shkatërruar Kosovën edhe ekonomikisht, ndërsa duke ia vrarë Kosovës fëmijët edhe në djep, kanë tentuar popullit shqiptar t’ia vrasin ardhmërinë e duke ia dhunuar 20.000 femra kanë dashur ta vrasin e ta shkatërrojnë edhe moralisht, ka shkruar në mes tjerash, ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …