Krasniqi: Ideja për korrigjim kufijve është antikushtetuese por nuk është ide e Thaçit, është ide e vjetër e Serbisë

Krasniqi: Kauza kombëtare e ka bërë shtetin, jo “kauza” e nënshtrimit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar me anë të një postimi ndaj deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa në lidhje me demarkacionin. “Ai kërkesën e opozitës, të ekspertëve të pavarur dhe te qytetarëve për të rishikuar demarkacionin më Malin e Zi, po thotë: ‘Konsideroj po ashtu se nuk ka asnjë kauzë politike si dhe asnjë luftë politike që arsyeton që t’i mbajmë peng qytetarët tanë, t’ju mohohet e drejta e lëvizjes së lirë, e drejta që ata të jenë të barabartë me qytetarë tjerë evropianë’. Kryeministër, kërkesa për të bërë demarkacionin me Malin e Zi pa humbur territor Republika e Kosovës, kërkesa për të bërë bisedime, si shteti me shtet me Serbinë, pa humbur sovranitet e pa nda sovranitet në raport me Serbinë, nuk janë kauza e as luftë politike për izolimin e Republikës e as të qytetarëve të saj?!”, ka deklaruar Krasniqi. Ai ka theksuar se në rrethana normale, këtë kauzë politike e luftë politike, do të duhej ta bënit ju, drejtuesit e shtetit. “Ju Republikës shtet ia vendoset një fusnotë, e cila fusnotë në disa aspekte të rëndësishme politike e kthej Kosovën para 17 shkurtit 2008?! Para pak dite BE-ja ua liberalizoj vizat qytetarëve të disa ish-Republikave Sovjetike, të cilat jo vetëm që nuk e kanë përfunduar demarkacionin, por kanë probleme të mëdha territoriale me Rusinë! Pse ato nuk e kishin kusht demarkacionin? Pra, Kryeministër demarkacioni nuk është problem, pse qytetarëve të Kosovës nuk u është liberalizuar lëvizja e lirë në Zonën Shengen. E keni për obligim, qytetarëve të Kosovës tua tregoni pengesat reale për liberalizimin e vizave! Qeverisja e juaj dhe e aleatit tuaj në qeverisje është pengesa kryesore, mbase dhe e vetme që po i izolon qytetarët e Kosovës dhe askush tjetër”, ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …