Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Krasniqi: Sot do t’i tregojmë botës se sa krenarë jemi me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit e saj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar se qytetarët e Kosovës, sot do t’i tregojnë botës se sa krenar janë ata me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit e saj. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për të marshuar sot duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. “Sot është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme. Bashkë me ju dhe me mijëra qytetarë nga gjithë Kosova e viset shqiptare, do t’i tregojmë botës se sa krenarë jemi me historinë tonë të lavdishme dhe me themeluesit e drejtuesit e UÇK-së. Në ora 14:00, shihemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”, ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …