Jakup Krasniqi: Dëmin që “insajderi” ia shkakton buxhetit të Kosovës dhe PTK-së nuk ia shkakton gjithë “fisi” im

Krasniqi: Thaçi në vend se të kërkojë arrestimin dhe ekstradimin e kriminelëve serbë thotë se ata nuk do të kthehen në Kosovë!

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi përmes një shkrimi ka kërkuar arrestimin dhe ekstradimin për të gjithë kriminelët e luftës. Ai ka shprehur habinë e tij në lidhje më mënyrën se si kryetari Thaçi i është drejtuar sot nënave gjakovare duke thënë se kriminelët që kanë kryer krime, kurrë nuk do të kthehen në Kosovë në vend se të kërkoj nga Serbia arrestimin dhe ekstradimin e tyre.

“Arrestim dhe ekstradim për të gjithë kriminelët e luftës. Shteti i Izraelit i ka ndjekur dhe vazhdon t’i ndjekë me sukses kriminelët nazist të Luftës së Dytë Botërore të cilët kanë marrë pjesë në planifikimin dhe zbatimin e politikave të gjenocidit kundër hebrenjve kudo ku ata kanë arritur të fshihen që t’i sjellë para drejtësisë! Ky është një shembull i njohur sesi duhet e drejta të shkoj deri në fund. Presidenti i Kosovës në vend se të kërkojë nga Serbia ekstradimin e kriminelëve që kanë planifikuar dhe zbatuar politikat e gjenocidit serb ndaj popullsisë civile të pafajshme në Kosovë, ai nënave gjakovare ju thotë: se kriminelët që kanë kryer krime, kurrë nuk do të kthehen në Kosovë! Presidenti dhe drejtësia në Kosovë nuk duhet të kërkojnë ndalimin e hyrjes në Kosovë të kriminelëve, por arrestimin dhe ndalimin e gjithë atyre që hyjnë në Kosovë dhe sjelljen para drejtësisë sonë dhe duhet bërë kërkesën për ekstradimin e secilit nga kriminelet që fshihen kudo, qoftë në Serbi apo kudo tjetër!”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …