Hashim Thaçi: Caktimi nga ana e BE-së i Miroslav Lajçakut për të zgjidhur problemin Kosovës, është ofendim

Kryetari Thaçi i mbetet besnik fjalëformimit të tij politik: “Jo shkëmbim territoresh por bashkim të Kosovës Lindore”

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi edhe njëherë ka konfirmuar se do ta përkrahë idenë e bashkimit të Preshevës, Bujanocit e Medvegjes me Kosovën por kjo sipas tij nuk nënkupton në asnjë mënyrë ndarje apo shkëmbim territoresh. Po ashtu, ai parasheh  edhe njohjen e pavarësisë së vendit tonë nga Serbia, anëtarësimin e  Kosovës në OKB dhe në  organizata të tjera  ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Thaçi asnjëherë deri tani nuk ka folur as ka shkruar se çka do të përfitojë Serbi në këtë “pazar politik”. Ai vazhdon me kokëfortësi të mbështesë idenë se “korrigjimi i kufijve” nuk do të thotë shkëmbim territoresh. Me prononcimet e tij konfuze, ai ka degraduar në një monomani të fiksionit frazeologjik, duke bërë përpjekje të mos bie ndesh me përcaktimet e faktorit ndërkombëtar për mos-lëvizje të kufijve në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …