Krekuvendari Veseli thotë se Kosova është e përkushtuar që të krijojë perspektivë për gjeneratat e reja

Kryekuvendari Veseli thotë se Kosova është e përkushtuar që të krijojë perspektivë për gjeneratat e reja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, se Kosova është e përkushtuar që të krijojë perspektivë për gjeneratat e reja, ngase, siç tha ai, ajo ka potencial të jashtëzakonshëm, duke përfshirë këtu potencialin njerëzor. Veseli tha se niveli me të cilin respektohen të drejtat e fëmijëve tregon vetë nivelin e zhvillimit dhe demokratizimit të shoqërisë.Në prezencë të disa ministrave, shefes së Zyrës së BE-së në Prishtinë, përfaqësuesve të tjerë të institucioneve vendore, si dhe fëmijëve të shumtë, kryetari i Kuvendit falënderoi këta të fundit për vizionin të cilin ata po e tregojnë për veten dhe të ardhmen e tyre. “Kosova duhet të krijojë perspektivë për këtë gjeneratë. Ne kemi nevojë për një rini të përgatitur. Përveç dashurisë tradicionale që ushqejmë ndaj fëmijëve, si dhe përkushtimit institucional, ne duhet të kemi edhe përkushtimin strategjik”, theksoi Veseli

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …