KREMTIMI I 12 VJETORIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS NË JUNIK

Në vigjilje të 12 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës Komuna e Junikut kremton 12 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, fillimisht duke nderuar të rënët për liri me homazhe pranë lapidarit në Qendër të Junikut, për të vazhduar me seancën solemne në sallën e kuvendit dhe koncertin festiv të përgatitur nga artistët e rinj të Junikut që përformuan me pika të ndryshme artistike. Kryetari Kuçi në fjalën e tij para qytetarëve në seancën solemne vlerësoj lartë rrugëtimin deri në arritjen e idealit për liri dhe pavarësi, duke shprehur motivin për të vazhduar angazhimin për shtetndërtim dhe njëherit shprehi krenarin dhe mirënjohjen për kontributdhënësit ndër vite dhe brezat e ri që janë premtues për një shtet të ri të formuar në frymë evropiane. Kremtimi i 12 Vjetorit të Pavarësisë përmbyllet me Turnirin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës në futboll të vogël (futsal) organizuar nga të rinjtë e Junikut, të dielën me 16 Shkurt 2020, në Palestrën Sportive Ereniku.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …