Krerët e PDK-së kanë pritur në takim përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe sindikatave të tjera

Krerët e PDK-së kanë pritur në takim përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe sindikatave të tjera

Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga sekretari Uran Ismaili dhe anëtari i kryesisë, Bedri Hamza, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Odës së Mjekëve dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës  dhe Kulturës. Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj kanë përgëzuar kryetarin në detyrë Enver Hoxhaj dhe Partinë Demokratike të Kosovës për konstruktivitetin politik, siç ishte rasti i fundit me votimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike. Më tej, në këtë takim i cili ishte vetë kërkesë e këtyre sindikatave dhe profesionistëve, që të gjthë njëzëri kërkuan nga kryetari Hoxhaj që të vazhdojë politikat në të mirë të qytetarëve dhe shtetit edhe në proceset tjera në vazhdim – siç është votimi i Buxhetit.

Kryetari në Detyrë, Enver Hoxhaj ka falënderuar udhëheqësit e këtyre sindikatave dhe odave për vizitën dhe bashkëpunimin e tyre profesional që kanë pasur gjithmonë me PDK-në.Me këtë rast, kryetari Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, ashtu siç e ka dëshmuar historikisht, do të vazhdojë edhe më tej politikat konstruktive në të mirë të shtetit dhe qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …