Kreu i vendit Thaçi dekoron ish-presidentin e Francës, Nikolas Sarkozy

Kreu i vendit Thaçi dekoron ish-presidentin e Francës, Nikolas Sarkozy

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar ish-kryetarin e Francës, Nicolas Sarkozy me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. “Çdo qytetar i Kosovës e mban në mend deklaratën e famshme të ish-presidentit Sarkozy kur paralajmëroi disa ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në një shkollë fillore në Paris, se harta evropiane do të ndryshojë dhe pasurohet me një shtet të ri – Republikën e Kosovës” .

“Sot pata nderin që ish-presidentin Sarkozy, që punoi palodhshëm për njohje ndërkombëtare të pavarësisë sonë, ta dekoroj në emër të shtetit dhe të popullit të Kosovës me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Kosova ka të ardhme të sigurt me miq nga i tërë spektri politik francez që përgjatë dekadave ishin mbrojtës dhe promovues të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …