Kroacia është një prej shteteve evropiane që mbështet pa rezerva çeljen e negociatave me Shqipërinë

Kroacia është një prej shteteve evropiane që mbështet pa rezerva çeljen e negociatave me Shqipërinë

Ministri i Brendshëm, Davor Bozinoviç, rikonfirmoi qëndrimin dhe premtoi forcim të ndihmës pas një takimi me homologun shqiptar Sandër Lleshaj, në qytetin e Zarës, urën më simbolike të lidhjes mes dy vendeve. Ministri kroat theksoi punën e bërë në luftën ndaj migrimit të paligjshëm dhe rritjen e sigurisë së kufinjve, prioritete këto për vendet e Ballkanit, në një kohë kur është rritur numri i shtetasve të vendeve të treta që kërkojnë të kalojnë përmes këtyre shteteve për të prekur Europën. Mbështetje për hapjen e negociatava ka marrë edhe ministri i Jashtëm Gent Cakaj gjatë një takimi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …